Çfarë ofrojmë ne!?

Këshilla

për karrierë


Mirësevini tek këshilltari juaj i ardhshëm në karrierë. Nëse
dëshironi të punoni në degën e shëndetësisë në Gjermani ose
Austri, agjensia jonë, si udhëheqës në këtë fushë, do t’ju ndihmojë
të arrini qëllimin tuaj.

Planifikimi i karrierës tuaj me këshilla dhe veprime konkrete: Ne ju
ofrojmë planifikim kompetent të karrierës ose këshilla sistemike në
disa variante, të përshtatura individualisht sipas dëshirave dhe
qëllimeve tuaja. Komunikimi dhe diskutimet e hollësishme, për
profilin tënd, plotësojnë ofertën tonë.

Avantazhi juaj:

Këshillimi ynë në karrierë shkon përtej këshillimit klasik të karrierës.

Së bashku me ju, ne studiojmë tregun e punës dhe ju mbështesim në kërkimin e saj, në degën që ju keni studiuar ose keni mbaruar profesionin.

Sipas dëshirave tuaja, kjo mund të bëhet personalisht në një nga lokacionet tona ose me telefon.

Na kontaktoni dhe caktoni një takim për analizën tuaj potenciale personale!

Këshillë individuale:

Këshillimi ynë individual i karrierës ofron mundësinë që ti bëni një vlerësim realist pozicionit tuaj dhe kështu ju bëjmë të qartë opsione të ndryshme për veprim.

“Këshilla për karrierë”,

ju ofron mundësinë për të diskutuar situatën tuaj aktuale me një konsulent me përvojë, për të reflektuar, dhe / ose për të ndriçuar kanale alternative të vendimmarrjes.

Would you like to receive notifications on latest updates? No Yes